Teknik i Kontabilitetit i Certifikuar

Certifikimi IKAF Teknik i Kontabilitetit është i dizajnuar në atë mënyrë që të fitohen dhe përvetësohen njohuri nga kontabiliteti, por jo ndonjë përvojë relevante në këtë fushë. Ky është një kualifikim zhvillues për zyrtarë si dhe për stafin administrativ, po ashtu, një bazë e pa evitueshme për ata që duan të kualifikohen si kontabilist të certifikuar.

Certifikime të kërkuara

Kualifikimet tona janë shumë të kërkuara, duke dhënë përparesi në të gjitha organizatat, si rezultat i profesionalizimit të anetarëve tanë dhe edukimit të vazhdueshëm profesional.

CV e pasuruar me kualifikime profesionale

Me IKAF në CV tuaj, ju do të demonstroni një nivel të përsosshmërisë dhe gatishmërisë për punë që kërkohet nga punëdhënësi.

Njohje ndërkombëtare

Pasi të Certifikoheni si Teknik i Kontabilitetit ju mund të bëheni anëtarë në organizatat ndërkombëtare si-motra me të cilat IKAF ka marrëveshje si: 1. International Certified Bookkeepers (ICB Global) 2. The Association of Accounting Technicians (AAT)

Mundësi dhe nëse jeni duke studiuar 

Ne ofrojmë kualifikime të nivelit të hyrjes, si dhe një sërë trajnimesh dhe certifikimesh të kontabilitetit dhe financave për të zhvilluar rrugën tuaj të karrierës.

Çmimi

400.00€

Për 6 muaj


  • Certifikatë pjesëmarrje
  • 4 Module
  • Video materiale dhe literaturë
  • Kuize për secilin modul

Lexoni para se të filloni

 Ky kualifikim synon zhvillimin e njohurive bazike dhe të avancuara për individët që dëshirojnë të punojnë si  asistentë/ndihmës kontabilistë në sektorin privat apo publik. Përveçse përgatit kandidatët për pozita fillestare në  kontabilitet, ky kualifikim shërben edhe si bazë e domosdoshme për ata që synojnë të certifikohen si kontabilistë  të certifikuar.  

1. F1 – Kontabilisti në Biznes  
2. F2 – Kontabiliteti Menaxherial  
3. F3 – Kontabiliteti Financiar  
4. F6 – Tatimet 

Pasi të Certifikoheni si Teknik i Kontabilitetit ju mund të bëheni anëtarë në organizatat ndërkombëtare si-motra  
me të cilat IKAF ka marrëveshje si:  
1. International Certified Bookkeepers (ICB Global)  
2. The Association of Accounting Technicians (AAT)

Regjistrimi fillestar  165€  
- Trajnimi & Literatura Moduli F2    100€  
 - Trajnimi & Literatura Moduli F3  100€  
 - Trajnimi & Literatura Moduli F6    100€  
 - Anëtarë Student TK (anëtarësi vjetore)    45€
 - Vlera e kostos financiare të trajnimit dhe regjistrimit    510€

Shënim: Kjo kosto paguhet vetëm nga individët të cilët nuk janë ekonomist të diplomuar, dhe duhet ti  nënshtrohen edhe provimit shtesë
F1 Kontabilisti në Biznes.)      Trajnimi & Literatura Moduli F1:  100€

(Paguhet vetëm kur studenti i nënshtrohet provimit ose procesit të njohjes) 45€

(Studentët që nuk shlyejnë detyrimet financiare brenda afateve ose nuk përfundojnë studimet brenda dy viteve do të hiqen nga regjistri i IKAF. Për rikthim, duhet të paguajnë tarifën e riregjistrimit dhe detyrimet e papaguara, dhe mund të aplikohen testime shtesë sipas përcaktimeve të IKAF.) 165€

(Titulli merret pas përfundimit me sukses të kualifikimit ose njohjes përkatëse. Anëtarësia vjetore paguhet brenda 7 dite nga pranimi i certifikatës dhe për vitet pasuese deri më 31 janar të vitit përkatës.) 65€

(Anëtarët që nuk shlyejnë detyrimet financiare ose të raportimit brenda afateve do të largohen nga regjistri aktiv. Për rikthim, duhet të paguajnë tarifën e riregjistrimit, detyrimet e papaguara dhe të plotësojnë EVP-të dhe raportimet e kërkuara. Nëse kanë qenë joaktivë për dy vite, mund të kërkohen testime dhe përmbushje shtesë të EVP-ve) 165€

Kriteret për Regjistrim – Të posedojë Diplomë të Shkollës së Mesme ose Diplomë Universitare. – Të dorëzojë Aplikacionin e Plotësuar për Regjistrim, së bashku me dokumentet e tjera të kërkuara në aplikacion.

Kriteret për Certifikim – Të përmbushë të gjitha kriteret për regjistrim. – Të vijojë dhe të kalojë katër (4) provime të certifikimit për këtë nivel. o Provimi konsiderohet i kaluar nëse arrihet minimumi prej 50% të pikëve.

Ndërlidhja me Kualifikimet e Tjera • Teknik i Kontabilitetit është parakusht për regjistrimin në nivelin Kontabilist i Certifikuar.


Tri metoda të studimit 

Zgjidhni metodën e të mësuarit që ju përshtatet më së miri! Nëse preferoni fleksibilitetin e të mësuarit online, ndërveprimin e seancave në klasë apo pavarësinë e studimit vetjak, ne ju ofrojmë burime dhe mbështetje të përshtatura për suksesin tuaj.

KLASË

Përjetoni angazhimin ballë për ballë me instruktorë ekspertë në një mjedis tradicional klase. Bashkëpunoni me kolegët, merrni pjesë në diskutime dhe shijoni një qasje të strukturuar për të zotëruar lëndën tuaj të zgjedhur.

Online t 

Mësoni sipas dëshirës tuaj me platformën tonë fleksibile të të mësuarit online. Merrni akses në mësime interaktive, video tutoriale dhe seanca të drejtpërdrejta nga kudo, duke e bërë atë perfekte për orare të ngjeshura ose nxënës në distancë.

VETËSTUDIM

Për nxënësit e pavarur, burimet tona të studimit vetjak ofrojnë lirinë për të mësuar me ritmin tuaj. Zhytuni në materiale gjithëpërfshirëse studimi, udhëzues dhe ushtrime praktike të përshtatura sipas nevojave tuaja.

Si të filloni

Të fillosh është e thjeshtë! Ndiqni këto katër hapa: Zgjidhni metodën tuaj të studimit, regjistrohuni në Global.ikaf.org, hyni në materialet tuaja mësimore dhe filloni udhëtimin tuaj drejt suksesit sot!

1

Aplikoni për trajnim

2

Krijo llogari dhe bëhu anëtar i Global IKAF

3

Filloni një trajnim

4

Përfundoni me sukses kuizet