Tema e këtij kualifikimi është menaxhimi financiar i qeverive të vendeve demokratike. Përfshin procesin me të cilin merren vendimet për mbledhjen dhe alokimin e fondeve, procesin e buxhetit dhe mënyrën e ekzekutimit të buxhetit, si dhe kontabilitetin dhe raportimin mbi rezultatet financiare të vendimeve të politikave. Gjithashtu përfshin procedurat për kontrollin dhe sigurinë (nga auditorët) mbi përdorimin e parave. Për më tepër, libri ka të bëjë me marrëdhëniet midis politikanëve, qeverisë dhe qytetarëve në përdorimin dhe kontrollin e burimeve publike, duke arritur llogari dhe transparencë.
Kualifikimet tona janë shumë të kërkuara, duke dhënë përparesi në të gjitha organizatat, si rezultat i profesionalizimit të anetarëve tanë dhe edukimit të vazhdueshëm profesional.
Me IKAF në CV tuaj, ju do të demonstroni një nivel të përsosshmërisë dhe gatishmërisë për punë që kërkohet nga punëdhënësi.
Pasi të Certifikoheni si Zyrtar në Financa Publike ju do keni njohje në shtetet e BE-së, Amerikë, Kanada dhe Australi.
Ne ofrojmë kualifikime të nivelit të hyrjes, si dhe një sërë trajnimesh dhe certifikimesh të kontabilitetit dhe financave për të zhvilluar rrugën tuaj të karrierës.
800.00€
Për 6 muaj
Zgjidhni metodën e të mësuarit që ju përshtatet më së miri! Nëse preferoni fleksibilitetin e të mësuarit online, ndërveprimin e seancave në klasë apo pavarësinë e studimit vetjak, ne ju ofrojmë burime dhe mbështetje të përshtatura për suksesin tuaj.
Përjetoni angazhimin ballë për ballë me instruktorë ekspertë në një mjedis tradicional klase. Bashkëpunoni me kolegët, merrni pjesë në diskutime dhe shijoni një qasje të strukturuar për të zotëruar lëndën tuaj të zgjedhur.
Mësoni sipas dëshirës tuaj me platformën tonë fleksibile të të mësuarit online. Merrni akses në mësime interaktive, video tutoriale dhe seanca të drejtpërdrejta nga kudo, duke e bërë atë perfekte për orare të ngjeshura ose nxënës në distancë.
Për nxënësit e pavarur, burimet tona të studimit vetjak ofrojnë lirinë për të mësuar me ritmin tuaj. Zhytuni në materiale gjithëpërfshirëse studimi, udhëzues dhe ushtrime praktike të përshtatura sipas nevojave tuaja.
Të fillosh është e thjeshtë! Ndiqni këto katër hapa: Zgjidhni metodën tuaj të studimit, regjistrohuni në Global.ikaf.org, hyni në materialet tuaja mësimore dhe filloni udhëtimin tuaj drejt suksesit sot!
1
2
3
4