Pyetje të shpeshta
Para se të regjistroheni
Çka duhet të di paraprakisht?
Njohuri të SNK 1 dhe përvojë në përgatitjen ose auditimin e pasqyrave financiare sipas SNRF të plota; niveli Kontabilist i Certifikuar ose përvojë e barasvlershme. Nuk kërkohet material i veçantë; për ushtrimin e Njësisë 8 rekomandohet të keni në dorë pasqyrën e fitimit ose humbjes dhe planin kontabël të shoqërisë ku punoni.
Sa kohë kam qasje?
30 ditë nga regjistrimi, deri më 20 dhjetor 2026 më së voni. Brenda kësaj periudhe mund ta përsërisni provimin deri në 5 herë.
A preket shoqëria ime nga SNRF 18?
Preken shoqëritë që raportojnë sipas SNRF të plota, subjektet me interes publik dhe filialet e grupeve që e zbatojnë standardin. Njësia 1 ka një pemë vendimi për rastet kosovare.
A mund ta shkarkoj materialin?
Shkarkohen vetëm ushtrimet në Excel; sllajdet dhe pamjet e ushtrimeve janë vetëm për shikim në platformë.
Si e marr çmimin për anëtarët?
Anëtarët e IKAF-it paguajnë 19 € për EVP me kuponin e anëtarit. Për kuponin dhe për pagesën shkruani përmes www.ikaf.org/kontakt.
Kur lëshohet certifikata?
Automatikisht, pas kalimit të provimit përfundimtar me së paku 70%.