Ky seminar është dizajnuar për profesionistët e financës, kontabilitetit dhe auditimit që dëshirojnë të avancojnë njohuritë praktike mbi zbatimin e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK) dhe Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF), duke siguruar njëkohësisht pajtueshmëri me kërkesat dhe udhëzimet e KKRF-së. Ky seminar ka 3 orë te Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).
Në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, ky seminar i plotëson kriteret për njohjen e EVP-ve për anëtarët: Kontabilistë të Certifikuar, Auditorë të Certifikuar, si dhe Auditorë Ligjor.